
43-vjeçari Gerald Shehu dyshohet se është autor i vrasjes së punonjësit të hotelit në Dhërmi, Eraldo Nevruzit.
Shehu rezulton një person me precedent të mëparshëm penal.
Sipas informacioneve, Gerald Shehu u arrestua nga policia në vitin 2022 pasi së bashku me një shtetas tjetër kishin ndërtuar pa leje gjatë vijës bregdetare.
Ndërkohë, aktualisht Shehu është shpallur në kërkim lidhur me vrasjen e Eraldo Nevruzit.
Gerald Nevruzi sapo kishte ardhur nga Anglia dhe dyshohet se tashmë është arratisur drejt shtetit grek.
“Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve Gentian Berisha 24 vjeç, Andrea Fërfëlli 20 vjeç dhe Gerald Shehu 40 vjeç, pasi në Dhërmi, u konstatuan duke ndërtuar konstruksione prej druri përgjatë vijës bregdetare, të pa pajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje