
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dhërmi ku dyshohet se një i ri është marrë peng dhe më pas është vrarë me armë zjarri pistoletë.
Policia ka shoqëruar në komisariat 29 persona lidhur me ngjarjen e rëndë.
31-vjeçari Eraldo Nevruzi i cili punon në recepsionin e një hoteli në Dhërmi kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.
Sipas policisë, dyshohet se i riu Eraldo Nevruzi u qëllua me armë zjarri rreth orës 00:30, nga 43-vjeçari Gerald Shehu, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.
Nga veprimet hetimore rezulton se pas ngjarjes, autori larguar drejt Greqisë. Policia po punon për kapjen e 43-vjeçarit dhe gjetjen e kufomës së Nevruzit.
Lini një Përgjigje