TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Qershor 2024, 13:15

Shiste kanabis në doza, arrestohet 27-vjeçari në Lezhë; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

Shiste kanabis në doza, arrestohet 27-vjeçari në Lezhë;

Orsion Kolaj, 27-vjeç është arrestuar nga policia e Lezhës pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në Shëngjin, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti, shtetasit Orsion Kolaj, i dyshuar për shitje të dozave të cannabisit.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë të doza të gatshme për shitje.

"Goditet një rast i shitjes së cannabisit, në doza. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 27-vjeçari që shiste dozat e cannabisit. Lezhë i arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli” shterasi: Orsion Kolaj Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, që iu gjet këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik.

Në vijim të kontrolleve që kryhen në të gjithë territorin e qarkut, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në Shëngjin, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti, shtetasit O. K., i dyshuar për shitje të dozave të cannabisit.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë të doza të gatshme për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi O. K., 27 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

kanabis doza arrestim lezhe

Lini një Përgjigje