Katër persona u arrestuan ditën e sotme nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve. Në pranga ranë shtetasit Gazmend Hoxha, Saimir Gerbaj, Aleksander Kili dhe Orgest Beqo.
Ata u kapën në rrugën “Kasem Shima”, dhe në automjetin tip “Benz” u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 19.30 kg.
Grupi kriminal prej kohësh ishte i përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike kryesisht në Tiranë.
Droga shitej në treg më shumë se 2000 euro.
Dyshohet se shtëpia e barit ndodhet në jug të vendit, ku Antidroga e Tiranës po heton për zbulimin e vendndodhjes së banesës.
Grupi në momentin që sillte lëndën narkotike në kryeqytet ndaheshin në dy automjete, njëra hapte rrugën dhe kontrollonte nëse ka apo jo prezencë të policisë dhe mjeti i dytë kishte në bagazh kanabisin.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e Aleksander Kilit, shërbimet e Policisë, gjetën një armë zjarri pushkë, 200 fara të dyshuara narkotike kanabisi. Lënda narkotike së bashku me sendet e tjera të jashtëligjshme, 2 automjete e 7 aparate celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Lini një Përgjigje