
Është zbuluar identiteti i recepsionistit i cili u rrëmbye dhe u ekzekutua në mënyrë misterioze mëngjesin e sotëm në Dhërmi.
31-vjeçari nga Tirana i cili mendohet se është ekzekutuar, mësohet se është Eraldo Nevruzi, trupi i të cilit ende nuk është gjetur dhe po kërkohet nga policia.
Gjithashtu është identifikuar edhe autori dhe mësohet se bëhet fjalë për Gerald Shehu, 43-vjeç nga Tepelena.
Ndërkohë që policia ka rrethuar zonë dhe po punon për kapjen e autorit. Por gjithashtu ka dyshime se 43-vjeçari është arratisur drejt Greqisë.
Lini një Përgjigje