TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Qershor 2024, 16:52

Zbulohen detaje nga krimi në Dhërmi/ 31-vjeçari dhe autori i dyshuar ishin shokë, u vra në një nga dhomat e hotelit

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohen detaje nga krimi në Dhërmi/ 31-vjeçari dhe autori i

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Dhërmi, ku recepsionisti i një hoteli dyshohet të jetë vrarë.

Sipas informacioneve, viktima Eraldo Nevruzi 31 vjeçar dhe autori i dyshuar Gerald Shehu kanë qenë shokë me njëri-tjetrin.

Kohët e fundit, ata kanë ardhur në Shqipëri për të hapur biznes bashkë dhe kanë bashkëpunuar në hotelin ku ka ndodhur ngjarja.  Autori është dhëndëri i pronares së hotelit, ku viktima punonte si recepsionist.

Policia dyshon se është vrasje pasi nga dëshmitë janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe po ashtu janë gjetur edhe gjurmë gjaku. Por mister mbete se si 43-vjeçari ka nxjerrë trupine viktimës, pasi policia nuk e ka gjetur ende.

 

Lini një Përgjigje