Mësohet se vrasja e 31-vjeçarit ka ndodhur në një nga dhomat e hotelit.
Është zbardhur dinamika e vrasjes e recepsionistit 31-vjeçarit, Eraldo Nevruzi në Dhërmi. Sipas informacioneve autori i dyshuar, 43-vjeçari Gerald Shehu, është bashkë-pronari i hotelit ku punonte si recepsionist viktima.
Sipas informacioneve, viktima Eraldo Nevruzi 31 vjeçar dhe autori i dyshuar Gerald Shehu kanë qenë shokë me njëri-tjetrin. Kohët e fundit, ata kanë ardhur në Shqipëri për të hapur biznes bashkë dhe kanë bashkëpunuar në hotelin ku ka ndodhur ngjarja.
Nga informacionet paraprake thuhet se ka pasur një sherr mes dy viktimës dhe autorit para se të ndodhnin të shtënat.
Mësohet se vrasja e 31-vjeçarit ka ndodhur në një nga dhomat e hotelit. Personat e akomoduar kanë dëgjuar dy të shtënat, ndërsa policia më pas ka gjetur gjurmë gjaku brenda dhomës së hotelit ku është kryer vrasja.

Më pas, dyshohet se trupi i viktimës është zhvendosur nga hoteli dhe nuk dihet se ku është hedhur, ndërkohë që policia po kërkon në zonën përreth. Për shkak se trupi është zhvendosur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se mund të ketë pasur dhe persona të tjerë të përfshirë që kanë ndihmuar autorin.
Lidhur me këtë ngjarje mësohet se janë shoqëruar 29 persona dhe po merren në pyetje nga policia.
Kujtojmë se Policia ka ngritur grupe pune për gjetjen e trupit të të riut, si dhe arrestimin e 43-vjeçarit që dyshohet se është arratisur drejt Greqisë.
Viktima dhe autori jetonin në Angli dhe një nga pistat kryesore të konfliktit dyshohet se është për prishje të pazareve të drogës.
Lini një Përgjigje