Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Dhërmi ku 43-vjeçari Gerald Shehu vrau me armë zjarri 31-vjeçarin Eraldo Nevruzin.
Sipas policisë, Gerald Shehu është shpallur në kërkim ndërsa njofton ende nuk është bërë e mundur kapja e autori.
Policia po punon me palën greke për arrestimin e 43-vjeçarit. Mësohet se dy të rinjtë ishin bashkëpronarë të hotelit ku punonte 31-vjeçari.
Blutë bëjnë me dije se kanë sekuestruar kamerat e sigurisë ndërsa ka vënë në dispozicion foton e autorit.
Paraprakisht, raportohet se ngjarja ka ndodhur në një prej dhomave të hotelit. Policia dyshon se bëhet fjalë për vrasje për shkak të dëshmive në vendin e ngjarjes të cilët thonë se janë dëgjuar dy të shtëna.
Po ashtu, gjurmët e gjakut në vendin e ngjarjes shtojnë edhe më shumë dyshimet se recepsionisti është ekzekutuar.
“Në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit E. N.
Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N.
Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje