TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Qershor 2024, 17:42

Vetëm 23 vjeç/ I riu shqiptar shtang autoritetet greke, autor i disa vrasjeve me pagesë

Shkruar nga Pamfleti

Vetëm 23 vjeç/ I riu shqiptar shtang autoritetet greke, autor i disa

Mediat greke kanë dhënë alarmin se të rinjtë shqiptarë po kthehen në vrasës me pagesë.

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga polica në Greqi, pas një kontrolli të rastësishëm.

Por ajo që blutë zbuluan në komisariatin e policisë ishte e rëndë. I riu shqiptar ishte shpallur në kërkim prej disa kohësh dhe po kërkohej si vrasës me pagesë. Ai paguhej nga bosë krimi në burgje për të vrarë rivalët e tyre.

E gjithë kjo u zbulua nga sistemi kompjuterik kur iu morën shenjat e gishtave.

Pas ndalimit nga policia, 23-vjeçari nuk ka bërë rezistencë dhe ka ndaluar, madje u ka treguar policëve edhe një kartë identiteti false. Por diçka në paraqitjen e të riut shqiptar bëri që polici të dyshonte dhe pas insistimit të disa pyetjeve, 23-vjeçari ka tentuar të arratiset me vrap nëpër rrugica, ndjekje kjo që zgjati vetëm pak minuta.

Pas arrestimit, vetë i riu ka pranuar që është një vrasës me pagesë dhe se kishte kontakte me mafiozet në burgje.

Lini një Përgjigje