TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Qershor 2024, 20:54

“S'kam dëgjuar krisma”, rrëfehet kolegia e recepsionistit që u ekzekutua në Dhërmi: Dukej tip i lëvizur, kërkoi punë si i panjohur!

Shkruar nga Pamfleti

“S'kam dëgjuar krisma”, rrëfehet kolegia e

Lidhur me ngjarjen e rëndë në Dhërmi teksa dyshohet se është ekzekutuar recepsioni i Hotelit Greccia nga bashkëpronari ka dhënë dëshminë e saj recepsionistja tjetër e hoteli, kolegia e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi.

Në një intervistë për “Report Tv” ajo shprehet e çuditur nga ajo që ka ndodhur, teksa thekson se prej 1 jave Eraldo ka filluar punë në hotel.

Nuk ka shumë kohë, disa ditë, 5 ditë. Ishte tip i lëvizur, nuk më ishte dukur i rregullt. Nuk kam biseduar shumë me të, më shumë kam biseduar ke pronaren. Në orën 10 e gjysmë në darkë më ndërroi ai. E kisha për ta mbaruar në 11, por erdhi ai. Jo absolutisht. Isha në dhomë dhe nuk kam dëgjuar gjë. Po rrija në celular.

Nuk kishin asnjë lloj kontakti ndryshe nga të tjerët. Ngjarjen e mora vesh në ora 9 sot në mëngjes që erdhi mami më solli mëngjesin në dhomë. Mesa thonë këta ka ndodhur tek pjesa e parkimit. Do vazhdoj punën. Po më mori policia dhe dhashë deklaratë, aq informacion sa kisha.

Ai u erdhi këtu dhe kërkoi punë si i panjohur, si djalë i ri që kërkoj punë. Nuk tha gjë dhe erdhi këtu dhe kërkonte punë si barist dhe i thanë këta do presësh sa të hapet bari. I thanë hajde puno në recepsion.

Nuk e njihja Geraldin më parë. Mami erdhi këtu nga një sugjerim i një shoqeje të vet. Shumë mirë ndjehem nuk kam ndonjë ankesë në pjesën e sigurisë", tha ajo.

Lini një Përgjigje