
Zbardhen të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë në Dhërmi, ku 43-vjeçari Gerald Shehu vrau dhe fshehu trupin e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi.
I ndjeri, rezulton emër i njohur për policinë shqiptare. Mësohet se ai ka qenë edhe në Britaninë e Madhe.
Sipas policisë, rezulton se i riu ka qenë i dhunshëm dhe përdorues droge. Në dhjetor të vitit që lamë pas ka qenë babi i Eraldo Novruzi ai i cili i është drejtuar policisë dhe ka denoncuar djalin e tij për dhunë në familje ku më pas policia e ndaloi dhe më pas e procedoi penalisht.
Mësohet se i ati kërkoi edhe urdhër mbrojtje, e cila u miratua nga gjykata.
Kujtojmë se Shehu u arratis drejt Greqisë përmes pikës kufitare. Policia menjëherë njoftoi autoritete greke, të cilat kanë arritur ta ndalojnë 43-vjeçarin në një aeroport, teksa tentonte të largohej nga shteti helen.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një hotel në Dhërmi pak pas mesnate, ku dyshohet se Gerald Shehu vrau me armë zjarri Nevruzin. Ndërkohë, policia po vijon kërkimet për gjetjen e trupit të recepsionistit.
Shehu dhe Nevruzi ishin miq me njëri-tjetrin, ndërsa janë bashkëpronarë të hotelit. Nga dëshmitë, janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri ku po ashtu janë gjetur edhe gjurmë gjaku. Mësohet se vrasja e 31-vjeçarit ka ndodhur në një nga dhomat e hotelit.
Lini një Përgjigje