TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Qershor 2024, 20:11

Njolla gjaku në dysheme, publikohen pamjet nga dhoma ku mbeti i vrarë recepsionisti në Dhërmi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Njolla gjaku në dysheme, publikohen pamjet nga dhoma ku mbeti i vrarë

Publikohen pamjet brenda dhomës së hotelit në Dhërmi, ku dyshohet se u vra recepsionisti Eraldo Novruzi.

31-vjeçari Eraldo Nevruzi, u vra nga bashkëpronari i hotel ‘Greccia’ 41-vjeçari Gerald Shehu, në një ambient në hotel, që ishte përshtatur si dhomë gjumi ku jetonte i riu.

Në pamje shihet se në ambientin e hoteli ka njolla gjaku që janë për disa centimetra larg në dysheme.

Nga dëshmitë e siguruara pas deklarimeve të personave të marrë në pyetje, mësohet se 31 vjeçari Erald Nevruzi kishte një javë që kishte filluar punë në hotel. Ai e kishte marrë turnin në orën 23 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa rreth 90 minuta më pas ndodhi edhe ngjarja e rëndë.

43-vjeçari Gerlad Shehu u arrestua pak orë më parë, në tentativë për t’u arratisur drejt Anglisë. Sipas informacioneve, autoritetet greke e kanë pikasur 43-vjeçarin në momentin kur ai po merrte një biletë fluturimi për në Londër. Ndërsa automjeti i Gerald Shehut, u gjet i braksitur në Sarandë.

Policia po heton lidhur me krimin dhe vijon të qëndrojë në ambientet e hotelit.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi në Dhërmi, ku recepsionisti i një hoteli mbeti i vrarë me armë zjarri pak minuta pas mesnatës, rreth orës 00:30.

Viktima është Eraldo Nevruzi, 31 vjeç nga Tirana. Ndërsa autori është identifikuar si Gerald Shehu, nga Tepelena, banues në Angli. Shehu është bashkëpronar i hotelit ku ndodhi krimi.

Sipas policisë, Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin në një nga dhomat e hotelit dhe pasi ka zhdukur trupin, është arratisur drejt vendit fqinj, Greqisë. Dyshohet se ai doli nga hoteli rreth orës 01:00.

Dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.

I plagosuri vijon ende i zhdukur dhe nuk rezulton i paraqitur në asnjë prej spitaleve. Mësohet se çdo sezon veror autori i dyshuar shkonte në Dhërmi, kurse pjesën tjetër të vitit qëndronte në Angli.

Hoteli ishte një biznes familjar, ku bashkëpronarë ishin vjehrri dhe autori i dyshuar, dhëndri dhe të afërm të tjerë që merren me menaxhimin.

Lini një Përgjigje