
Nuk ka ende asnjë shenjë nga 31-vjeçari Eraldo Novruzi, i cili dyshohet të jetë vrarë mbrëmë në mesnatë në hotelin ku punonte. Dyshimet janë se ai u qëllua nga Gerald Shehu, i cili më pas ka fshehur trupin. Ky i fundit u arrestua në Greqi, ku dhe u largua pas krimit, ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të të riut.
Sipas burimeve, 31-vjeçari po kërkohet në zonën e Vunoit dhe në Dhërmi, ku mund të jetë hedhur. Vrasja, thonë burimet, se ka ndodhur në hotel dhe më pas turpi dyshohet të jetë hedhur diku në zonë. Policia po kryen kontrolle me dronë dhe me qen.
Dy janë pistat kryesore të hetimit, ajo e një konflikti të çastit si dhe e kaluara e tyre, pasi të dy kanë jetuar në Angli dhe dyshohet se mund të jenë përfshirë në aktivitete të ndryshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Të dy kishin njohje dhe po planifikonin të hapnin një biznes.
Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:30 të së enjtes. Gerald Shehu, bashkëpronar i një hoteli në Dhërmi, sipas policisë, ka qëlluar me armë zjarri mbi Eraldo Novruzit, 31-vjeç nga Tirana, i cili punonte si recepsionist në hotel. Deri tani, 31-vjeçari vijon të jetë i zhdukur, ndërsa Shehu është arrestuar në Greqi.
Lini një Përgjigje