TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2024, 18:44

Vrasja në Dhërmi, reagon Balla: Ngjarje të tilla sfidë për policinë, autori do të marrë ndëshkimin që i takon

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Dhërmi, reagon Balla: Ngjarje të tilla sfidë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Dhërmi, ku një 31-vjeçar dyshohet se u vra nga pronari i hotelit ku punonte. Pak më parë u arrestua në Greqi 43-vjeçari i dyshuar si autor.

Sipas Ballës, do punohet që ai të marrë ndëshkimin e merituar. “Zbardhja në një kohë sa më të shpejtë e ngjarjeve kriminale, gjetja dhe ndalimi personave të dyshuar si autorë apo të përfshirë në këto ngjarje, janë një sprovë e rëndësishme e performancës së policisë. Përgëzime Policisë së Shtetit për hetimet e deritanishme lidhur me një ngjarje kriminale në Dhërmi, ndalimin e një personi të dyshuar në një aeroport të një vendi fqinj. Do të punojmë me autoritetet dhe agjencitë ligjzbatuese të këtij vendi për përballjen sa më parë me drejtësinë të personit të dyshuar”, shprehet Balla.

Policia është end enë kërkim të trupit të 32-vjeçari, pasi 43-vjeçari pas vrasjes, ka zhdukur trupin dhe iku drejt Greqisë.

 

Lini një Përgjigje