TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2024, 15:42

Skemë mashtrimi me vizat për në SHBA, reagon Ambasada Amerikane: Nuk kanë lidhje me ne, mos bini pre!

Shkruar nga Pamfleti

Skemë mashtrimi me vizat për në SHBA, reagon Ambasada Amerikane:

Një skemë mashtrimi e krijuar nga disa persona ende të paidentifikuar ka alarmuar Ambasadën Amerikane në Tiranë. Kjo pasi skema “Let’s Talk Together About US24”  shitej sikur ishte projekt i ambasadës dhe mashtronte qytetarët se mund t’iu siguronte viza dhe udhëtime falas drejt SHBA-së.

Ndodhur në këto kushte, Ambasada e SHBA-së në Tiranë doli me një njoftim, duke njoftuar qytetarët se ajo nuk ishte pjesë e projekteve të ambasadës dhe gjithashtu ju bëri thirrje që të kenë kujdes e të mos bien pre e mashtrimeve.

Ndërkohë që janë lajmëruar autoritetet shqiptare të cilat në bashkëpunim me Shërbimin e Sigurisë Diplomatike të Shtetit kanë nisur një hetim për rastin.

Ambasada e SHBA në Tiranë është në dijeni të një të ashtuquajturi projekt të njohur si “Let’s Talk Together About US24.” Ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet tona arsimore ose personelin e ambasadës. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit të SHBA do të vazhdojë të punojë me Policinë e Shtetit teksa ajo heton përmasat e kësaj skeme mashtruese.

U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane pa pagesë ose me kosto të ulët. Gjithashtu, i bëjmë thirrje kujtdo që të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se ndonjë person ose organizatë përpiqet të paraqesë veten në mënyrë të gënjeshtërt si të lidhur me ambasadën”, njofton Ambasada.

Lini një Përgjigje