TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2024, 13:47

U vuri zjarrin 7 makinave në biznesin në Kamëz, identifikohet autori

Shkruar nga Pamfleti
U vuri zjarrin 7 makinave në biznesin në Kamëz, identifikohet
Makinat e djegura në Kamëz

Është vënë në pranga autori i zjarr vënies së 7 makina në një biznes në Kamëz.

Mësohet autori është identifikuar si Amarildo Saliu, 23-vjeç, i cili e kishte shtëpinë pranë biznesit që jepte makina me qira.

Ky i fundit ka qenë me masë sigurie ‘arrest shtëpie’ nën akuzën e trafikimit të klandestinëve, në momentin që u ka vënë flakën makinave.

Sakaq, policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve.

Ditën e djeshme një zjarr i madh ka rënë në orët e para të mëngjesit në një biznes për dhënien e automjeteve me qira në Kamëz, në pronësi të Edjon Hoxhës.

Policia sqaroi se ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 në rrugën “Donald Trump” dhe si pasojë e zjarrit janë djegur 7 automjete.

Pronari i makinave kishte vetëm 5 ditë që kishte hapur biznesin e dhënies së automjeteve me qira. Mjetet dyshohet se janë djegur qëllimisht me benzinë. Dy persona janë konstatuar me shishe me lëndë djegëse benzinë që hyjnë dhe vendosin zjarrin.

Pista e parë e hetimeve mbetet ajo e konkurrencës. Hoxha është marrë në pyetje nga Komisariati Nr.5 ku ka deklaruar se nuk ka patur probleme me persona të tjerë gjatë kohëve të fundit.

 

amarildo saliu kamëz

Lini një Përgjigje