TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2024, 12:50

Djegie gomash dhe përplasje me policinë, mbyllet pas 2 orësh protesta e opozitës para Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti

Djegie gomash dhe përplasje me policinë, mbyllet pas 2 orësh

Është mbyllur protesta e opozitës përpara parlamentit të Shqipërisë.

Për orë të tëra, qytetarët protestuan përpara parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës pas skandaleve të shumta dhe raportimeve të medieve ndërkombëtare se ai ka ngritur një narkoshtet në Shqipëri.

Ndërkohë protesta u mbyll me thirrjen që qytetarët të dalin të hënën e 10 qershorit përpara Bashkisë së Tiranës në orën 11:00.

Në protestën e sotme ka pasur tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë. Protestuesit tentuan që të çajnë kordonin, por policia nuk ka lejuar që protestuesit të depërtojnë më tej.

Efektivët kanë hedhur spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve. Në këtë protestë ka qenë e pranishme edhe vajza e ish-kryeministrit Argita Malltezi.

Djegie gomash dhe përplasje me policinë, mbyllet pas 2 orëshDjegie gomash dhe përplasje me policinë, mbyllet pas 2 orëshDjegie gomash dhe përplasje me policinë, mbyllet pas 2 orëshDjegie gomash dhe përplasje me policinë, mbyllet pas 2 orësh

kuvend proteste opozite

Lini një Përgjigje