TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2024, 18:39

"Si u pasurua?", Ngjela: E njoh Metën që kur u fut zbathur në politikë

Shkruar nga Pamfleti

"Si u pasurua?", Ngjela: E njoh Metën që kur u fut zbathur

Avokati Spartak Ngjela ka debatuar ashpër me ekspertin e sigurisë dhe përfaqësuesin e PL-së Faik Basha.

Gjatë diskutimit për Ilir Metën dhe opozitën, Ngjela tha se lëvizjet e fundit të tij i sheh si lëvizje në vakuum. Ai shton se bashkë me Monikën janë pasuruar rrugës, teksa i mban mend kur janë futur zbathur në politikë.

Debati mes tyre:

Ngjela: Lëvizje në vakuum. Nëse opinionin publik e di që një pushtetar është i korruptuar nuk e merr dot veten. Meta si e konceptoni ju një burrë shteti? Ai thotë që janë të gruas paratë. Ai mund të tallet me veten por jo me ne. Cila grua kishte para? I kam njohur kur kanë ardhur zbathur.

Basha: Na thuaj ndonjë gjë me qeverinë? Po i vjen rrotull.

Ngjela: Janë kompetencë e SPAK. E kupton që ti komunikon me 15 fjalë apo jo?

Basha: Jam ushtarak kam studiuar në Amerikë.

Ngjela: Nuk di shqip. Duhet të të mburrin të tjerët zotëri. Nuk flas me njeri.

Perëndim do të thotë, njoh pushtetin. Duhet opozita të vijë në pushtet të kenë respekt ata. Nuk njohin opozitë ata. Opozita erdhi në pushtet i hedhin krahun ata. Kjo është doktrina e perëndimit. Jemi në perëndim. Kjo është doktrina e perëndimit, të tjerat nuk vlejnë. 

Lini një Përgjigje