TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2024, 17:42

Protesta e opozitës para Parlamentit, Spartak Ngjela: Degradim mendor i Saliut, pushteti ndryshohet me votë

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës para Parlamentit, Spartak Ngjela: Degradim mendor i

Avokati Spartak Ngjela e ka quajtur degradim mendor të Berishës, protestën e sotme të Rithemelimit përpara parlamenti ku u dogjën goma makinash duke krijuar tym dhe kaos.

Në një intervistë për 'Studio Live', Ngjela tha se në Shqipërinë anëtare të NATO-s, të mendosh për revolucion është prapambetje mendore.

“Ku kishte protestë patë gjë ju. Britma të turmave, as turmë nuk qe. Britma irracionale. Unë ju thashë dje, lodhje kot. Degradim mendor i Saliut që nuk e kupton kjo pjesë e opozitës që të shpëtojë. Është non-grata në Amerikë çfarë do bëjë me një protestë. Do bëhet revolucion në Shqipëri? Që është vend i NATO. Është prapambetje mendore më shumë dhe pasion irracional. S’bëhet ajo. Pushteti ndryshohet me vota. Vend demokratik dhe i NATO. Nëse ke gjë drejtoju popullit. Me zjarr do bëhet krizë kushtetuese me zjarr rrotash. Ç’kishte Rai 3 për të bërë revoltë. Përse?”, tha Ngjela.

ngjela

Lini një Përgjigje