
Dy mjekë në Tiranë, motër e vëlla, janë proceduar penalisht pas një kallëzimi të bërë nga babai i një të miture, i cili pretendon se ata kanë vonuar trajtimin mjekësor dhe kanë shkaktuar dëmtim të shëndetit të vajzës së tij gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Sipas të dhënave, bëhet fjalë për shtetasit Labehat Haxhirexha, 30 vjeç dhe Aulona Haxhirexha, 32 vjeçe, të dy me detyrë mjek, të cilët janë vënë nën hetim për mënyrën e trajtimit të rastit.
Sipas kallëzimit të shtetasit Sh. M., mjekët kanë vonuar kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale për të miturën, ndërsa gjatë operacionit dyshohet se i kanë shkaktuar dëmtime në shëndet. Pretendimet janë ngritur nga familjari i pacientes dhe aktualisht mbeten objekt verifikimi nga organet hetimore.
Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi rastin, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë nëse ka pasur shkelje apo neglizhencë në trajtimin mjekësor.
Lini një Përgjigje