
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Divjakë–Lushnjë, ku një mjet bujqësor pa targa u përplas me një motomjet. Si pasojë e aksidentit ka mbetur viktimë 70-vjeçari Ismail Dervishi.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 08:50. Mjeti bujqësor drejtohej nga Mesut Malko, 67 vjeç, ndërsa motomjetin e drejtonte viktima.
Përplasja rezultoi fatale për 70-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor shoqëruan në komisariat drejtuesin e mjetit bujqësor për veprimet procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën në vendin e aksidentit për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
"Rreth orës 08:50, në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”, janë përfshirë në një aksident një mjet bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin M. M., 67 vjeç, me një motomjet me drejtues shtetasin I. D., rreth 70 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit, shtetasi I. D.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor, shtetasin M. M., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje