
Ky është Ilir Dervashi, 47-vjeçari shqiptar që u vra me kaçavidë në Itali.
Plagët në bark të Ilir Dervashit, që fillimisht mendohej se ishin pasojë e një aksidenti automobilistik, u zbulua se ishin plagë të shkaktuara me kaçavidë.
Policia italiane menjëherë pas këqyrjes së parë të aksidentit në autostradën A13 dyshuan për diçka ndryshe. Ajo që dukej si një tjetër tragjedi në rrugët e Bolonjës u shndërrua në një rast vrasjeje pas ekzaminimit nga mjekësia ligjore.
Gjatë hetimeve, rezultoi se 47-vjeçari shqiptar ka marrë goditje të shumta në bark të shkaktuara me kaçavidë. Drejtuesi i makinës, Miri Gurra, 34-vjeçari shqiptar, u arrestua si i dyshuar për vrasjen e Dervashit.
Makina në të cilën udhëtonin dy shqiptarët, e tipit Renault Capture, ka përplasur një makinë përpara, duke përfunduar në anë të rrugës. Shoferi 34-vjeçar është nxjerrë i padëmtuar, por fatkeqësisht Ilir Dervashi kishte ndërruar jetë.
Rrethanat e vdekjes ngjallën dyshime të menjëhershme.
Lini një Përgjigje