TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shtator 2023, 12:55

Po kthehej nga Spanja, arrestohet në Rinas lezhjani i shumëkërkuar për vrasje

Shkruar nga Pamfleti

Po kthehej nga Spanja, arrestohet në Rinas lezhjani i

Një 35-vjeçar i cili po kthehej nga Spanja në vendin tonë, i janë vënë pranga në aeroportin e Rinasit, pasi ka qenë i shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit Shkodër.

Albert Margjoni është dënuar me 6 vjet burgim, për një tentativë për vrasje.

Si rezultat i verifikimit të gjenealiteteve, përpunimit të të dhënave dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, të DVP Lezhë, në hyrje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, i cili vinte nga Spanja, Albert Margjoni, 35 vjeç.

Në vitin 2017, Gjykata e Apelit, Shkodër, e ka dënuar 35-vjeçarin, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2009, shtetasi Albert Margjoni ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi E. M. Nga të shtënat mbeti i plagosur shtetasi E. M.

35-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

albert margjoni rinas

Lini një Përgjigje