TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shtator 2023, 11:02

Kishin planifikuar atentat, Gjykata e Vlorës lë në burg e 6 anëtarët e bandës së Satilno Bashos

Shkruar nga Pamfleti

Kishin planifikuar atentat, Gjykata e Vlorës lë në burg e 6

Përfundon seanca për 6 të ndaluarit nga policia dhe RENEA në Vlorë. Gjyqtarja e kësaj çështje ishte Emirjana Dimo.

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për të 6-të personat e arrestuar në operacionin " Obelisku".

Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit me burg për Santiljano Basho dhe Mariglen Aliaj, të cilët u ndaluan në flagrancë nën akuzën e “armëmbajtjes pa leje”.

Në burg me afat 45 ditë mbetën edhe 4 personat e akuzuar për moskallëzim krimi: Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj,  Beraldo Xhindi,  Kevin Metaj. 

“Obelisku” u zhvillua mbrëmjen e së dielës nga forcat Renea, FNSH dhe drejtoria vendore e policisë së Vlorës.

Kujtojmë se, një prej të arrestuarve të armatosur është edhe vëllai i të fortit të Selenicës, ‘Tesi Basho’. Santilno Basho është gjithashtu një eksponent i njohur i krimit. Ai ka qenë i dënuar në 2019 për 'shtrëngim me dhunë për dhënie  pasurie'. Dyshohet se kërcënoi dajën për ti marrë para.

 

 

gjykata e vlores burg

Lini një Përgjigje