TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shtator 2023, 10:17

Vodhën një shumë parash në një banesë, arrestohet dy të rinjtë në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Vodhën një shumë parash në një banesë, arrestohet

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së FIerit pasi akuzohen se kanë vjedhur një shumë parash nga një banesë. Bëhet fjalë për shtetasit Marjus Filipi dhe Erion Qorri.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit ku një qytetar ka denoncuar se i kanë vjedhur paratë në banesën e tij.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera pas denoncimit të bërë nga shtetasi E. H., se në banesë i kishin vjedhur një shumë parash, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve M. F., 39 vjeç dhe E. Q., 42 vjeç, të dy banues në Fier.

Vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas", njoftoi policia.

vjedhje fier arrestim

Lini një Përgjigje