
6 personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Obelisku’ do të dalin sot para togave të zeza ku dhe do t’i komunikohet masa e sigurisë.
Kujtojmë se dy ditë më parë, pas hekurave ranë shtetasit Satilno Basho, Mariglen Aliaj, Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi si dhe Kevin Metaj, të cilët akuzohen se kishin planifikuar një vrasje.
Të arrestuarit janë pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm dhe me precedent të mëparshëm kriminal, në fushën e krimeve të rënda kundër personit, të cilët u kapën në flagrancë, në ambientet e një lokali, në lagjen “Lef Sallata”.
Gjatë kontrolleve fizike dhe në këtë lokal, shërbimet e Policisë iu gjetën shtetasve Satilno Basho dhe Mariglen Aliaj, dy armë zjarri pistoleta (“Glock” dhe “TT”), me fishekë në fole, të gatshme për qitje.
Armët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 automjete që posedonin shtetasit e arrestuar, 2600 euro dhe 8 celularë.
Kujtojmë se, dy ditë më parë forcat RENEA kanë kryer aksione blic prej disa orësh dhe kapën në ambientet e një lokali 6 persona, 2 prej tyre të armatosur. Në saj të operacionit të koduar ‘Obelisk’, RENEA mori informacion se Satilno Basho dhe Mariglen Aliaj qëndronin të armatosur në një lokal në Vlorë. Pas arrestimit të tyre, efektivët vunë në pranga edhe 4 të tjerë për mozkallëzim krimi si persona në dijeni.
Një prej të arrestuarve të armatosur është edhe vëllai i të fortit të Selenicës, ‘Tesi Basho’. Santilno Basho është gjithashtu një eksponent i njohur i krimit. Ai ka qenë i dënuar në 2019 për 'shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie'. Dyshohet se kërcënoi dajën për ti marrë para.
Lini një Përgjigje