
Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën Laert Haxhiut për ndyshimin e vendimit të Apelit.
Ai kërkonte ndryshonte ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 18 vite burg.
Avokati i tij Detar Hysi paralajmëron do të ndjekë rrugët ligjore në Gjykatë Kushtetuese pasi dënimi nuk është i bazuar në ligj.
I shumëkërkuari Laert Haxhiu, i cili është dënuar në vendin tonë me 18 vite burg u arrestua pak muaj më parë në Greqi.
Sipas policisë Haxhiu u kap me leje qëndrimi greke të falsifikuar, me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar Haxhiun me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Haxhiu po gjykohet për masakrën e Lushnjes, për të cilën janë dënuar më herët me burgim të përjetshëm Oges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, akuzohen edhe për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.
Ky i fundit mësohet se ka kërkuar azil, me argumentin se i rrezikohet jeta nëse do ekstradohet. Seanca e parë për ekstradimin e Laert Haxhiut do mbahet më datë 20 qershor.
Orgest Bilbili, Laert Haxhiu e Anterio Kaloshi akuzohen nga SPAK për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2017. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, akuzohen edhe për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.
Lini një Përgjigje