TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Korrik 2024, 12:16

U kapën me 47 kg kokainë në aeroportin e Zyrihut, arrestohet 5 shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

 U kapën me 47 kg kokainë në aeroportin e Zyrihut, arrestohet 5

Pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia zviceriane pasi janë kapur me 47 kg kokainë.

Mësohet se ata u arrestuan gjatë një kontrolli doganor në aeroportin e Zyrihut. Shqiptarët kishin fshehur drogën në një valixhe.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre, por 5 të arrestuarit i përkasin moshave nga 25 deri në 40 vjeç.

Pas marrjes në pyetje nga policia, ata janë paraqitur në prokurorinë kompetente. Hetimet për rastin po vijojnë me intensitet, ndërkohë që pritet të zbardhen të tjera detaje në vijim.

Lini një Përgjigje