TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2024, 18:50

U kapën me 8 kg drogë, arrestohen shqiptari dhe italiani; çfarë i tradhtoi të rinjtë

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me 8 kg drogë, arrestohen shqiptari dhe italiani;

Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga policia italiane pasi u kapën me 8.5 kg drogë.

Një operacion antidrogë u zhvillua nga Policia Financiare e Bolzanos në Val Venosta, në zonën komunale të Silandros.

Gjatë një kontrolli rutinë, policia sekuestroi rreth 8.5 kilogramë kokainë të fshehur në bordin e një makine që vinte nga Gjermania.

Makina me targa italiane është ndalur teksa vinte nga Shtutgarti. Në automjet ishin dy persona, një italian dhe një shqiptar. Sjellja e tyre e acaruar ngjalli menjëherë dyshime te forcat policore, ndërsa gjatë pyetjeve të thjeshta dhanë shpjegimeve kontradiktore për arsyen e udhëtimit të tyre.

Kontrolli i mjetit u krye me ndihmën e qenve anti-drogë, të cilët identifikuan menjëherë tetë pako kokaine të fshehura në një ndarje të fshehtë në bagazh. Në total, droga e sekuestruar arrin në 8 kg e 581 g.

Sipas vlerësimeve të Policisë Financiare, kokaina do të shitej në tregun e zi me një vlerë prej 1.5 milionë euro. Përveç drogës është sekuestruar edhe automjeti. Dy të arrestuarit, u dërguan në burgun e Bolzanos.

Vijojnë ende hetimet për të verifikuar ndonjë lidhje mes kësaj sekuestroje dhe një sekuestrimi të madh të mëparshëm prej 100 kg hashash, të ndodhur dy javë më parë në Resia.

Edhe në atë rast, droga u zbulua në një makinë që vinte nga Gjermania.

Lini një Përgjigje