TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2024, 09:02

I vihet flaka makinës së kryeinxhinierit të OSHEE në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

I vihet flaka makinës së kryeinxhinierit të OSHEE në

Njëri nga automjetet Fuoristrada, i përket kryeinxhinierit të OSHEE Arben Alushi.

Dy makina janë djegur gjatë natës në zonën e njohur si ish-URT në Durrës.

Makinat kanë qenë të parkuara në afërsi të njëra-tjetrës, ndërsa zjarrvënia dyshohet e qëllimshme.

Njëri nga automjetet Fuoristrada, i përket kryeinxhinierit të OSHEE Arben Alushi. Dyshohet se zjarri i është vënë për shkak të detyrës.

Zjarri ka nisur te makina e Alushit dhe më pas flakët kanë përfshirë dhe makinën tjetër.

Policia po kqyr kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

"Në orët e para të mëngjesit, në lagjen, në automjetin tip "Benz" të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., ka rënë zjarr. 

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”.   

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", njofton policia.

oshee makine flake durres

Lini një Përgjigje