TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Korrik 2024, 15:25

Iu vodhën 7 mln euro gjermanëve me "Call Center", GJKKO dënon me 11 vite burg Erjon Kasmin dhe Xhulian Xhafën!

Shkruar nga Pamfleti

Iu vodhën 7 mln euro gjermanëve me "Call Center", GJKKO

GJKKO dënon me 11 vite burg, Erjon Kasmin pronarin e kompanisë ‘Blu Energy’ dhe me 10 vite burg bashkëpunëtorin e tij Xhulian Xhafa. Të dy u shpallën fajtor për vjedhjen e rreth 7 milionë euro shtetasve gjermanë përmes mashtrimit në Call Center që të investonin në bursa.

Ndërkohë 11 operatorët Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu e Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla dhe Skerdi Llupi janë shpallur të pafajshëm.

Rikthimi i pasurive të sekuestruara:

1-  Llogari në Bankën Kombëtare Tregtare, në emër të te pandehurit Erjon Kasmi, si më poshtë:

-Nr.*** gjendje të balancës në momentin e sekuestrimit 13.056.701,58 (trembëdhjetë milionë e pesëdhjetë e tre mijë e shtatëqind e një presje pesëdhjetë e tetë) lekë.

- Nr. *** në monedhën ”Euro”, në emër të Erjon Kasmi, e cila ka gjendje të balancës në momentin e sekuestrimit 276.375,65 (dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e shtatëdhjetë e pesë presje gjashtëdhjetë e pesë) euro.

- Nr.*** në monedhën ”Euro”, në emër të Erjon Kasmi, e cila ka gjendje të balancës në momentin e sekuestrimit 96.136,03 (nëntëdhjetë e gjashtë mijë e njëqind e tridhjetë e gjashtë presje zero tre) euro.

2- Llogari në bankën, aktualisht *** Bank, llogaria ***, me gjendje të balancës në momentin e sekuestrimit 6.586.282,14 (gjashtë milionë e pesëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e tetëdhjetë e një presje katërmbëdhjetë) lekë.

3- Llogari në  Bankën, si më poshtë:

-  Llogari rrjedhëse nr.*** me gjendje në momentin e sekuestrimit 146.871,67 (njëqind e dyzet e shtatë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e një presje gjashtëdhjetë e shtatë) lekë.

-  Llogari rrjedhëse nr. *** me gjendje të balancës në momentin e sekuestrimit 146.871,67 (njëqind e dyzet e shtatë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e një presje gjashtëdhjetë e shtatë) lekë.

4- Llogari në Bankën *** Bank, llogaria me nr. ***, me gjendje të balancës në momentin e sekuestrimit 11.986,12 (njëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë presje dymbëdhjetë) Euro.

5- Llogari në bankën ***, llogaria me IBAN *** me gjendje të balancës në momentin e sekuestrimit 159.927,05 (njëqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e nëntëqind e njëzet e shtatë presje zero pesë) euro dhe depozita e çelur pranë kësaj banke në datë 17.09.2020 në shumën 30.000 euro.

6- Pasuria “Ndërtesë” me numër ***, Vol.65, Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID ***.

7- Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.61, Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi mr NID ***.

8- Pasuria “Njësi” me numër ***, Vol.19, Fq.**, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** ;

9- Pasuria “Garazh” me numër ***, Vol.25, Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me NID ***,

10- Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.*** Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me NID ***,

11-Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.**, Fq.***, ZK.** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me NID ***,

12- Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.**, Fq.**, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID ***,

13-Pasuria “Garazh” me numër ***, Vol.32, Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID ***,

14-Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.**, Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID ***,

15- Pasuria “Truall” me numër ***, Vol.*, Fq.**, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID ***,

16- Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.63, Fq.***, ZK.***Durrës, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me NID ***,

17- Pasuria “Pemëtore” 100 m2 me numër ***, Vol.**, Fq.**, ZK.*** Sarandë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me ***,

18-  Pasuria “Pemëtore” 1000 m2 me numër ***, Vol.**, Fq.**, ZK.*** Sarandë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me NID ***,

19- Pasuria “Pemëetore” 1000 m2 me numër ***, Vol.**, Fq.***, ZK.***Sarandë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me NID ***,

20- Pasuria “Pemëtore” 1000 m2 me numër ***, Vol.**, Fq.**, ZK.*** Sarandë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me NID ***,

21- Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.**, Fq.**, ZK*** Kavajë, në emër të Xhulian Etem Xhafa me NID *** dhe Suada Mustafa Tila me NID ***,

22- Pasuria “Garazh” me numër ***, Vol.**, Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Xhulian Etem Xhafa me NID *** dhe Suada Mustafa Tila me NID ***,

23-  Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.**, Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Xhulian Etem Xhafa me NID *** dhe Suada Mustafa Tila me NID ***,

24- Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.**, Fq.***, ZK.***Tiranë, në emër të Xhulian Etem Xhafa me NID *** dhe Suada Mustafa Tila me NID ***,

Kujtojmë se nga hetimet e procedimit penal të vitit 2021 ka rezultuar se shtetas gjermanë, francezë, italianë, spanjollë dhe grekë ftoheshin nga agjentët e subjektit Bluenergycall sh.p.k., shoqëri me lidhje me Kasmin dhe Xhafën, që të investonin në bursa ndërkombëtare, duke bërë depozitimin e parave sipas udhëzimeve të agjentëve, në platformat mashtruese.

Këto depozita nga viktimat bëheshin në llogari të cilat kanë rezultuar se gjenden në banka të vendeve të ndryshme si në Bullgari, Lituani, Poloni, Qipro, ku më pas zhdukeshin nëpërmjet transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë.

Sipas prokurorisë, është provuar se një pjesë e parave të depozitave të viktimave kanë përfunduar në llogaritë e të pandehurve në Shqipëri. SPAK konstaton dëme financiare në dëm të qytetarëve evropianë në vlerën rreth 7 milionë euro.

Lini një Përgjigje