TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Korrik 2024, 13:41

Britma dhe ulërima në Gjykatën e Durrësit/ 15 të arrestuarit dalin para togave të zeza për masë sigurie, gratë e tyre ndalohen nga uniformat blu

Shkruar nga Pamfleti

Britma dhe ulërima në Gjykatën e Durrësit/ 15 të

Gjatë operacionit janë arrestuar e ndaluar 15 shtetas, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

Situatë e tensionuar përpara Gjykatës se Rrethit Durrës, pak para nisjes së seancës së dhënies së masave të sigurisë për të arrestuarit e dy operacioneve të djeshme “Summer” dhe “Tempulli”.

Disa gra janë shfaqur duke bërtitur, të cilat ndalohen nga uniformat blu. Madje njëra prej tyre mban dhe një foshnjë në dorë.

Gjatë operacionit janë arrestuar e ndaluar 15 shtetas, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

Po gjatë operacionit janë sekuestruar një arsenal armësh, kokainë, heroinë e kanabis, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga kjo veprimatri kriminale, automjete e telefona celular.

Lini një Përgjigje