
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Devoll, pranë fshatit Progës, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe gjendja e personave të plagosur, të lënduarit janë transportuar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë që polica dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rethanave të aksidenti.
Sipas policisë, në mjet udhëtonin 4 persona, të cilët kanë mbetur të plagosur, pasi mjeti i tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Njoftimi i policisë
Devoll/Informacion paraprak/Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor "Korçë-Devoll", në rrugën dytësore në drejtim të fshatit Progër, shtetasi N. P., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Volvo", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas pasagjerë në mjet, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Me shtetasin N. P., po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje