TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Korrik 2024, 19:14

Helmimi nga uji i pijshëm në Bulqizë, rëndohet bilaci; mbi 50 persona të shtruar në spital

Shkruar nga Pamfleti

Helmimi nga uji i pijshëm në Bulqizë, rëndohet bilaci; mbi

Ka shkuar mbi 50 numri i persona që janë paraqitur sot në spitalin e Bulqizë për të marrë ndihmë mjekësore pasi kanë shfaqur shenja helmimi.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ata janë helmuar nga uji i pijshëm. Mjekët thonë se dyshohet për Gastroenterit akut.

Ndërsa qytetarët kanë nisur të marrin ndihmën e nevojshme, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

“Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi. Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Lini një Përgjigje