
Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e javës që lamë pas. Sipas njoftimit, policia ka vendosur përgjatë 11.721 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve, ndërkohë që 15 persona janë arrestuar dhe proceduar penalisht.
Në bilanc, thuhet se 5.638 masa administrative janë vendosur për qëndrim të gabuar, ndërkohë që 1.319 të tjera për shpejtësi tej normave të lejuara.
15 Arrestime dhe procedime penale
3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
8 persona për pa leje drejtimi.
3 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike
Masat administrative
10. 436 masa administrative të vendosura
102 masa për xhama të zinj.
1.319 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
373 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
1.248 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
14 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
779 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
5.638 masa për qëndrim të gabuar.
963 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
Pezullime dhe bllokime
11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
22 raste për tejkalim shpejtësie.
26 raste të ndryshme
5 automjete u bllokuan, përfshirë 1 me targa të huaja.
Lini një Përgjigje