TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Korrik 2024, 15:29

Vrasja në Fier, policia publikon pamjet e arrestimit të 39-vjeçarit që qëlloi bashkëjetuesin e ish-gruas (Video)

Shkruar nga Pamfleti

 

Vrasja në Fier, policia publikon pamjet e arrestimit të

Policia e Fierit ka bërë publike momentin e arrestimit të Xhuliano Mihos, 39-vjeçari i cili vrau me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas së tij, Xhimi Bakajn 23 vjeç.

Policia njoftoi ditën e sotme se po ashtu ka siguruar edhe thikën që përdori autori për të vrarë të riun. Mjeti prerës u gjet në vendin e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të premtes, në Fier, pasi Miho dhe Bakaj janë gjetur rastësisht në rrugë. Krimi dyshohet të ketë ndodhur pasi Bakaj kishte nisur të bashkëjetonte me ish-gruan e Mihos. Këta të fundit ishin të ndarë prej 9 muajsh.

Lini një Përgjigje