TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Korrik 2024, 08:54

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, automjeti përplas makinën e policisë; plagoset efektivi

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, automjeti përplas
Pamjet nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin “Korçë-Pogradec”.

Një automjet tip Mitsubishi” me drejtues një 61 vjeçar është përplasur me makinën e Policisë Rrugore.

Sipas uniformave blu mjet tip "Volkswagen" ka kryer një manovër të gabuar duke i prerë rrugën dhe krejt papritmas është përplasur me mjetin e policisë.

Nga goditja ka mbetur i plagosur oficeri i policisë rrugore, i cili ndodhet në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Nga ana tjetër policia ka shoqëruar në komisariatin e Pogradecit drejtuesin e mjetit tip "Volksëagen" ku po pyetet për rrethanat e këtij aksidenti.

“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Çërravë, automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin R. F., 61 vjeç, banues në Çërravë, është përplasur me automjetin e Policisë Rrugore, tip “Volkswagen”, me drejtues punonjësin e policisë në detyrë, shtetasin M. K. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi M. K., i cili ndodhet për mjekim në spital.

Me shtetasin R. F., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njoftoi policia.

Ndërkohë një aksident i dytë ka ndodhur në Pogradec, ku mësohet se një mjet tip "furgon" ka përplasur një biçikletë. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur drejtuesi i biçikletës.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Lini një Përgjigje