Drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit, Dashamir Mehmeti është shpallur në kërkim pas operacionit policor “Summer” ku u shkatërrua grupi i strukturuar kriminal.
Ai nuk u gjet në banesë kur policia shkoi ta arrestonte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, por gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet një pistoletë.
Nga aksioni i policisë u arrestuan 15 persona, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
Policia gjeti dhe sekuestroi kallashnikov, pistoleta, pushkë, çifte, municion luftarak dhe qindra doza me lëndë narkotike heroinë, kokainë dhe kanabis.
Lini një Përgjigje