
Policia Kufitare ka bllokuar 24 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë, ndërsa janë gjobitur drejtuesit e tyre.
Policia e Shtetit vijon kontrollin e mjeteve lundruese, që lundrojnë pranë zonës së pushuesve. Sipas njoftimit të policisë, janë gjobitur 18 prej drejtuesve, duke u ndëshkuar secili me masë administrative 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni.
Konkretisht janë bllokuar 15 jet ski, 5 skafë dhe 4 gomone.
"Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 24 mjete lundruese.
Mjetet e bllokuara: 15 jet ski, 5 skafë dhe 4 gomone.
17 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.
4 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.
3 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.
6 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100 000 lekë.
Drejtuesit e 18 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni", thuhej në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje