
Gjykata e Fierit ka caktuar burg pa afat për Xhuljano Mihon, 39 vjeçarin i cili dy ditë më parë vrau me thikë 23 vjeçarin Xhimi Baka, pasi ky i fundit bashkëjetonte me ish gruan e tij.
Miho ka mbërritur në gjykatën e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier nën masa të rrepta sigurie.
Në gjykatë, 39-vjeçari ka shprehur pendesë për krimin duke thënë se nuk kishte në plan të vriste, por krimi ndodhi në gjaknxehtësi e sipër. Sipas tij, thika ka qenë e viktimës dhe jo e autorit.
“Pikërisht për debate të herë pas hershme e kërcënime që kam pasur nga viktima unë e kam denoncuar tre herë në Policinë e Fierit. Nuk doja ta vrisja, çdo gjë ka ndodhur në zënkë e sipër, jam bërë pishman për çfarë ka ndodhur, u kërkojë ndjesë familjarëve të viktimës”, ka pohuar ai në sallën e gjyqit.
Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në rrugën “ Ramiz Aranitasi”, ku pas nje konflikti për motive të dobëta, Miaj ka qëlluar tre herë me thikë 24-vjeçarin, i cili nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale.
Sipas burimeve policore, shkak i kësaj përplasjeje fizike ka qenë divorci ndërmjet autorit dhe ish- bashkëshortes, me të cilën ka dy fëmijë. Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 24-vjeçarin.
Lini një Përgjigje