TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Korrik 2024, 21:18

Aksident në Gjirin e Lalëzit, makina përplas të miturën nga Sllovakia

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Gjirin e Lalëzit, makina përplas të miturën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalëzit, ku një automjet ka përplasur një fëmijë të mitur.

Mësohet se fëmija e cila është rreth moshës 9-vjeç ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga makina.

E mitura me origjinë nga Sllovakia, e cila kishte ardhur për pushime po dërgohet me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihen gjendja e saj shëndetësore.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

 

Lini një Përgjigje