
Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 3”, janë kapur në flagrancë 2 shtetas që shisnin doza kanabisi në zonën bregdetare të Velipojës.
Në pranga është vënë njëri prej tyre, ndërsa është proceduar penalisht tjetri.
Po ashtu është sekuestruar lënda narkotike e ndarë në doza dhe gati për shitje.
"Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se 2 shtetas shitnin lëndë narkotike në zonën bregdetare të Velipojës, kanë organizuar punën në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Si rezultat i veprimeve policore, u kapën në flagrancë në afërsi të një lokali në Velipojë, me doza cannabisi të gatshme për shitje, shtetasit M. Th. dhe E. P.. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Th., 29 vjeç, banues në Tiranë dhe nisi precedimi penal për shtetasin E. P., 28 vjeç, banues në Pogradec.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."-njofton policia.
Lini një Përgjigje