TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2024, 07:42

Atentat të riut shqiptar në Greqi, shoku e lë në mes të rrugës të mbuluar me gjak dhe largohet

Shkruar nga Pamfleti
Atentat të riut shqiptar në Greqi, shoku e lë në mes të
Atentat të riut shqiptar në Greqi

Një incident ku u përfshinë edhe të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e quajtur Peristeri në Athinë.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit në rrugën Dodekanision.

Mësohet se personat që kanë qëlluar kanë qenë në një automjet tip “Audi” ndërsa shënjestër ka qenë një automjet i tipit “Smart”.

Nga të shtënat mbeti i plagosur në kofshë një 22-vjeçar shqiptar, i cili ishte pasagjeri i Smart.

Shoferi i Smart-it la 22-vjeçarin të mbuluar me gjak dhe u zhduk. Më pas i riu është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Polcia greke ka nisur hetimet për gjetjen e dy makinave dhe pasagjerëve të tyre pasi ka mbledhur informacione për dy mjetet.

Bëhet e ditur se 22-vjeçari i qëlluar me armë zjarri ka dalë nga burgu të hënën, ndërsa autori i sulmit është 26 vjeç.

Dijonis Kapllani rezulton se ditën e djeshme ka dalë nga burgu pasi ishte dënuar për organizatë kriminale dhe trafik droge. Gjithashtu në vitin 2022 ai së bashku me persona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri ndaj mjetit të një shtetasi grek për mosmarrëveshje personale.

Nga hetimet e deritanishme të policisë dyshohet se personi që ka plagosur 22-vjecarin Dhjonisi Kapllani, është një grek 26-vjecar me mbiemrin Filanthropopoulos, i cili rezulton me precedentë penal.

Në 30 qershor 2021, i riu është kapur bashkë me 3 shqiptarë të tjerë me 2 kg 30 gram kokainë, 5 kg 461 gram marijuanë dhe 31 gram cannabis.

atentat të riut shqiptar në greqi

Lini një Përgjigje