
Një oficere në komisariatin e policisë nr 1, të Tiranës, me gradë nënkomisare është pezulluar nga detyra pasi është në hetim për mashtrim.
Pas hetimeve të kryera u zbulua se punonjësja e policisë Besie Koshena gjatë kohës që ka kryer detyrën si Specialiste për Hetimin e Krimeve, duke shfrytëzuar atributet e Oficerit të Policisë Gjyqësore, ka shitur një mjet për përfitime personale.
Mësohet se pas ekzekutimit të urdhrit për kthimin e mjetit të sekuestruar, nëpërmjet mashtrimit oficerja ka përvetësuar atë mjet dhe në bashkëpunim me shtetasin Geri Kurti, e kanë shitur atë për pjesë këmbimi me qëllim përfitimi. Gerti Kurti mësohet se është vendosur në hetim gjithashtu.
Si ndodhi ngjarja e hetuar nga AMP?
Përpara disa kohësh një person vrau veten brenda mjetit të tij tip "Golf 6". Në atë kohë mjeti u bllokua si provë materiale nga Prokuroria e Tiranës.
Pas verifikimeve dhe hetimeve, organi i akuzës urdhëroi që mjeti t'i kthehej familjarëve të viktimës. Besie Koshena, e cila ishte urdhëruar për të kthyer mjetin fillimisht foli me babain e të riut që u vetëvra ku e ka pyetur nëse kishin për qëllim për të mbajtur apo jo mjetin.
I ati në kushtet e tronditjes së humbjes së djalit të tij i ka thënë që do e shiste. Efektivja i kishte premtuar më pas që mjetin do e blinte ajo. Pasi e ka marrë për kontroll te mekaniku ajo e ka shitur në bashkëpunim me Geri Kurtin për pjesë duke mos i dhënë lekët familjarëve.
Lini një Përgjigje