TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2024, 19:41

14-vjeçarja rrëzohet nga ‘jet-ski’, dërgohet me helikopter drejt Traumës

Shkruar nga Pamfleti

14-vjeçarja rrëzohet nga ‘jet-ski’, dërgohet me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Ksamil, ku një 14-vjeçare është aksidentuar pasi ka rënë nga ‘jet-ski’. Mësohet 14-vjeçarja ka qenë së bashku me vëllain e saj 20 vjeç dhe janë rrëzuar nga ‘jet-ski’.

E mitura është transportuar me helikopter nga Spitali i Sarandës drejt Spitalit të Traumës. 14-vjeçarja ka pësuar fraktura, plagë logero-kontizue.

Vajza me origjinë nga Durrësi, por me banim në Itali është dërguar fillimisht me urgjencë në Spitalin e Sarandës nga Ksamili. Por për shkak të gjendjes së rënduar dhe për një mjekim më të specializuar është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Ndërkohë, policia ndërkohë ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes.

“Sot, në Ksamil, shtetasi G. Gj., 20 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski së bashku me motrën e tij 14-vjeçare, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur e dëmtuar shtetasja e mitur.

14-vjeçarja do të dërgohet për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Sarandës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje