TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Korrik 2024, 12:10

Asgjësohen 3561 bimë kanabisi në Shkodër, nuk dihen autorët

Shkruar nga Pamfleti

Asgjësohen 3561 bimë kanabisi në Shkodër, nuk dihen

Policia ka asgjësuar 3561 bimë kanabisi në Shkodër.

Kanabisi është zbuluar në fshatrat e njësive administrative Pult dhe Shalë në kuadër të operacionit ‘Territori i pastër’.

Sipas policisë, vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

"Shkodër/Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.  

Nga kontrollet intensive të territorit, goditen raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatrat e njësive administrative Pult dhe Shalë.     

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë gjetur të kultivuara në territoret e këtyre fshatrave dhe kanë asgjësuar 3561 bimë cannabisi.     

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon", njofton policia.

Lini një Përgjigje