TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shtator 2025, 17:40

U kapën me 21 kg kokainë, dënohen me burgim të përjetshëm 3 shqiptarët; dy prej tyre biznesmenë

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me 21 kg kokainë, dënohen me burgim të

Gjykata e Apelit Penal ka vendosur të dënojë me burg të përjetshëm 3 shqiptarët e arrestuar qershorin e kaluar, pasi akuzohen si anëtarë të një bande që merreshin me trafikun e kokainës. Policia greke kapi dhe sekuestroi më shumë se 21 kilogramë drogë.

Bëhet fjalë për tre shqiptarë, të moshës 42, 40 dhe 45 vjeç, dy prej të cilëve janë vëllezër. Një pjesë e kokainës u gjet në një kompani qiraje makinash në Selanik, në pronësi të 40-vjeçarit.

Gjatë hetimeve të policisë, u sekuestrua një pistoletë me një karikator dhe dymbëdhjetë fishekë, si dhe shuma parash në monedha të ndryshme. Dënimi cilësohet si tepër i rëndë për një vepër të tillë penale.

Para gjykatës, dy vëllezërit mohuan çdo lidhje me drogën, duke deklaruar se ishin biznesmenëm njëri hotelier në qytetin e tij të lindjes dhe tjetri pronar i kompanisë së lartpërmendur të qirasë së automjeteve, ndërsa i treti pranoi se i zotëronte dhe i ruante ato.

Gjykata i shpalli fajtorë për një rast të veçantë të trafikimit të drogës, pa asnjë rrethanë lehtësuese. Pas vendimit të gjyqtarëve, ata u kthyen në burg.

Lini një Përgjigje