TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shtator 2025, 13:08

‘Plumbi i Artë’, të penduarit e drejtësisë Dumani e Alibej përplasen në GJKKO; tensione në sallë

Shkruar nga Pamfleti

‘Plumbi i Artë’, të penduarit e drejtësisë

Dy nga të penduarit e drejtësisë në atë që njihet si procesi “Plumbi i Artë”, Nuredin Dumani dhje Erion Alibej, janë përplasur mes tyre gjatë seancës që po zhvillohet në GJKKO.

Kjo ka krijuar tensione në sallën e gjyqit, duke detyruar trupën gjykuese që të largojë Nuredin Dumanin.

Alibej po pyetej nga avokatët e të pandehurve për masakrën e Bradasheshit. Ai është shprehur se Nuredin Dumani s’ia kishte pranuar përfshirjen e të vëllait të masakrën e Bradasheshit. Alibej pretendon se Dumani nuk ka qenë i sinqertë për shkak se bëhet fjalë për të vëllain.

Mësohet se Alibej ka thënë në seancë se ishte ai që i kishte treguar i pari Nuredin Dumanit mbi “masakrën e Bradasheshit”, ngjarje ku kanë humbur jetën vëllai dhe xhaxhai i tij si edhe një shtetas turk.

“Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij ishte i përfshirë në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij”, tha Alibej në sallën e gjyqit.

“Ky është mashtrim zonja gjyqtare. Mos e bëj atë gabim, mos e përmend më, kërko falje”, ka reaguar Dumani.

Kjo ka shkaktuar tensione në sallë, duke detyruar trupën gjykuese të largojë Dumanin nga salla e gjyqit.

Lini një Përgjigje