TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2024, 09:41

U kap pas 12 vitesh arrati, si e tradhtoi zakoni i cigares trafikantin shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U kap pas 12 vitesh arrati, si e tradhtoi zakoni i cigares trafikantin shqiptar

64-vjeçari shqiptar Fasili Qibini i dënuar për trafik ndërkombëtar të drogës është arrestuar në Itali pas 12 vitesh në arrati.

Ai arriti t’i shmangej autoriteteve për 12 vite duke u treguar i kujdesshëm në lëvizjet e tij, por ditën e djeshme u arrestua nga autoritetet italiane.

Ai i u arrestua teksa po ecte në një rrugë në Secondigliano, Napoli, gati për të ndezur një cigare që sapo e kishte blerë në dyqan.

Hetuesit e kanë pikasur pasi kanë vënë re blerje të pazakonta në shpenzimet e familjes së Qibinit. Sidomos për blerjen e vazhdueshme të cigareve, kur askush në shtëpi nuk ishte duhanpirës, me përjashtim të 64-vjeçarit.

Ata kanë mbajtur nën vëzhgim banesën e tij, derisa të premten shqiptari u “tradhtua” nga dëshira për të blerë cigare.

Fasili Qibini, i cili furnizonte me drogë klanin Di Lauro dhe grupin kriminal Nardiello, doli nga banesa për të shkuar në dyqan, pasi nuk kishte njeri në banesë që t’ia blinte. Në momentin që doli nga dyqani, ai u arrestua nga autoritetet italiane.

Quibini duhet të vuajë 22 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, ndodhej në arrati që nga prilli i vitit 2011, kur pavarësisht se ishte në arrest shtëpie ai u zhduk pa lënë gjurmë.

Lini një Përgjigje