
Një biznesmene e njohur greke, Dimitra Katsafadou, ka rënë pre e një grabitje. Mediat greke raportojnë se më 17 shkurt 2023, asistentja 32-vjeçare shqiptare i ka vjedhur biznesmenes së njohur shumën prej 290 mijë eurosh nga rezidenca e saj në Atikën Verilindore.
Pasi ka vjedhur shumën e parave, shqiptarja është larguar jashtë vendit, ku është lokalizuar dhe arrestuar në Britaninë e Madhe. 32-vjeçarja ka kërkuar falje dhe është liruar me kusht. Katalizator për këtë rast ishte dëshmia e sanitares së Dimitra Katsafados, e cila përshkroi se si e pa të pandehurën duke mbajtur në duar dy thasë të gjelbër plehrash, në të cilat kishte vendosur 290 mijë euro.
“Kur mbërrita në shtëpi, jashtë saj ishte parkuar një makinë në ngjyrë të kuqe argjendi dhe një burrë i panjohur po fliste me celular jashtë mjetit. E pyeta pse ishte këtu dhe ai mu përgjigj se po e priste të akuzuarën.
Më pas hyra në shtëpi me çelësat e mi, por te dera takova të akuzuarin, e cila mbante në duar thasë me të gjelbër të ngjashme me ato që përdoreshin për të mbajtur shumën e parave të kompanisë. Këto çanta ia dha burrit të panjohur që po priste në makinë”, tha sanitarja.
Një person nga mjedisi familjar i Dimitra Katsafadou ka deklaruar në polici se “E pandehura prej rreth dy vitesh ka qenë person i besuar i Dimitra Katsafados. Edhe pse kujdesej për shtëpinë dhe jetonte te banesa e saj, ajo nuk kishte çelësa për të dhe nuk kishte për detyrën të bënte shumë për menaxhimin e parave të kompanisë. Por, ajo e dinte për dollapin ku mbaheshin paratë brenda shtëpisë dhe për vendndodhjen e çelësit që e hap atë dollap”.
Ndërsa vëllai i Dimitra Katsafados, Nikos Malakodimos, theksoi se ka bërë padi pikërisht në të njëjtën ditë kur u zbulua vjedhja.
“Kemi parë që mungon shuma e parave. Ky njeri u gjet duke kaluar kufirin në të njëjtën ditë në Shqipëri. Janë para që ekzistojnë në një kompani dhe depozitohen në banka, sepse janë nga shitja me pakicë e kompanisë”, tha Malakodimos.
Lini një Përgjigje